De Jong: Për tre vite më është ulur paga, koha të më kthehen paratë

Kriza ekonomike që ka kapluar Barcelonën është reflektuar edhe në pagat e lojtarëve. Gjiganti spanjoll ka njoftuar për humbje financiare në dy vitet e fundit dhe vazhdon të mos ketë stabilitet financiare, ndërsa tashmë kanë filluar të vijnë edhe rezultatet negative në fushë. Njëri prej lojtarëve që ka pësuar ulje të pagës për shkak të…

Sport

17/10/2022 11:57

Kriza ekonomike që ka kapluar Barcelonën është reflektuar edhe në pagat e lojtarëve.

Gjiganti spanjoll ka njoftuar për humbje financiare në dy vitet e fundit dhe vazhdon të mos ketë stabilitet financiare, ndërsa tashmë kanë filluar të vijnë edhe rezultatet negative në fushë.

Njëri prej lojtarëve që ka pësuar ulje të pagës për shkak të kësaj krize është edhe mesfushori holandez, Frenkie De Jong. Ai ka pranuar se në tre vitet e para që prej kur i është bashkuar Barcelonës, paga e tij është ulur, përcjell lajmi.net.

“”Unë nuk mendoj se jam lojtari më i paguar i Barçës pas Messit. Ka pasur një fushatë me shumë gënjeshtra”, ka thënë De Jong për “ZiggoSport”.

Ai ka kërkuar që këto para tashmë duhet të rikthehen në llogarinë e tij.

“Në secilën nga 3 vitet e para që kam luajtur këtu, kam shkurtuar rrogën time. Kështu që përfundimisht paratë duhet të kthehen dhe sigurisht që do të duken më të mëdha”, përfundoi ai.

Kujtojmë se së fundmi holandezi është i lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Spotify Camp Nou’./Lajmi.net/