De Jong mund të largohet në afatin e janarit

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong mund të largohet mërkaton e dimrit nga ‘Camp Nou’. Frenkie de Jong është një nga emrat e mëdhenj të tregut të kaluar dhe synon të jetë i radhës. Sipas ‘ESPN’, roli i tij në skuadër (ai nuk është titullar i padiskutueshëm) plus situata e dobët e Barcelonës në fazën…

Sport

22/10/2022 16:06

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong mund të largohet mërkaton e dimrit nga ‘Camp Nou’.

Frenkie de Jong është një nga emrat e mëdhenj të tregut të kaluar dhe synon të jetë i radhës.

Sipas ‘ESPN’, roli i tij në skuadër (ai nuk është titullar i padiskutueshëm) plus situata e dobët e Barcelonës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve mund të ndikojë që lojtari të largohet ne dimër, përcjell lajmi.net.

Në Premier Ligë, gjithnjë e më shumë klube po i bashkohen ofertës. Man United ishte i pari, por Liverpool dhe Chelsea shfaqen si destinacione më tërheqëse për lojtarin.

Holandezi po përpiqet ende të gjejë vendin e tij me Xavi dhe synon të jetë një zëvendësues i garantuar për Sergio Busquets.

Mbetet të shihet nëse do largohet nga ‘Camp Nou’ në afatin e janarit./Lajmi.net/