Dallas Mavericks vazhdon me humbje

Dallas Mavericks ka pësuar humbjen e radhës në NBA. Ata u mposhtën 108 – 112 nga skuadra e Memphis Grizzlies, shkruan lajmi.net. Skuadrat treguan lojë të mirë me të filluar ndeshja. Ata kërkonin fitore, andaj ndeshja ishte e baraspeshuar deri në çerekun e tretë. Ai i fundit bëri dallimin në mes ekipeve, me Memphis që…

Sport

21/03/2023 08:50

Dallas Mavericks ka pësuar humbjen e radhës në NBA.

Ata u mposhtën 108 – 112 nga skuadra e Memphis Grizzlies, shkruan lajmi.net.

Skuadrat treguan lojë të mirë me të filluar ndeshja.

Ata kërkonin fitore, andaj ndeshja ishte e baraspeshuar deri në çerekun e tretë.

Ai i fundit bëri dallimin në mes ekipeve, me Memphis që ishin më efikas.

Drejt fitores Grizzlies udhëhoqi Jaren Jackson Jr. me 28 pikë, katër kërcime dhe një asistim.

Kurse, për Dallas i mirë ishte Kyrie Irving me 28 pikë gjithsej.

Për Memphis kjo ishte fitorja numër 44, teksa kanë edhe 27 humbje.

Në anën tjetër Dallas pësuan humbjen e 36, dhe kanë po aq fitore deri më tani në NBA./Lajmi.net/