Cila do të jetë befasia e “Tifozave Kuq e Zi” sonte? (FOTO)

Tifozët ‘Kuqezi’ edhe sot janë duke përgatitur diçka speciale për të shpalosur gjatë ndeshjes Francë – Shqipëri.

Sport

15/06/2016 18:55

Në ndeshjen e parë që Kombëtarja e humbu 0:1 nga Zvicra, kuqezinjtë në stadiumin e Lensit hapën një flamur gjigantë, ndërsa diçka të re kanë përgatitur për ndeshjen që sonte luhet në ‘Velodrome’ të Marsejë, transmeton Indeksonline.

Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen disa anëtarë të tifozëve ‘Kuq e Zi’ duke u përgatitur për ndeshjen ndaj Francës.

Përndryshe gjatë ditë, ‘Tifozët Kuq e Zi’ në plazhin e Marsejë kanë shpalosur një flamur të madh, ku morën pjesë qindra tifozë shqiptarë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.