Chelsea blen nga PSG
Pas shitjes së David Luizit në Paris Saint-Germain, tani Chelsea synon të blejë tek kampioni i Francës. Gjiganti londinez kërkon transferimin e sulmuesit argjentinas Ezequiel Lavezzi.
Sport
Londër – Paris, një autostradë e gjatë e shitblerjes së futbollistëve. Chelsea dhe Paris Saint-Germain kanë konfirmuar marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit David Luiz në Pars des Princes.
Mirëpo, klubet vazhdojnë kontaktet. Kësaj radhe, është klubi anglez në rolin e blerësit. Sipas analistit të mirënjohur Gianluca di Marzio, Chelsea është i interesuar për transferimin e sulmuesit argjentinas Ezequiel Lavezzi.
PSG për momentin reziston, klubi francez dëshiron të mbajë ish anëtarin e Napolit e madje edhe t’i ofrojë mundësinë e vazhdimit të kontratës.
Mirëpo, përfaqësuesit e futbollistit kërkojnë rritjen e pagës mes 5 dhe 6 milionë euro në stinor.
Tani, mbetet të shihet nëse Chelsea do të insistojë pas tij, dhe nëse PSG do të rezistojë. Autostrada mbetet e hapur.