Challandes zbulon pse Kosova ka refuzuar miqësoren me Gjermaninë

Bernard Challandes ka zbuluar se Kosova ka mundur të përballet me Gjermaninë në miqësoren e 21 marsit.

Sport

20/03/2019 18:13

Trajneri zviceran në konferencën e fundit për shtyp para miqësores me Danimarkën, ka thënë se Kosova ka mundur të përballet me Gjermaninë.

Por, sipas trajnerit, ndeshja me Gjermaninë është dashur të zhvillohet në udhëtim, diçka që ai nuk ka pranuar.

Challandes ka kërkuar një kombëtare që do të vinte të luante në ‘Fadil Vokrri’, siç ka bërë tani Danimarka.

“Ne kemi mundur të luanim kundër Gjermanisë, por synimi ynë ishte të luanim në shtëpi dhe zgjodhëm Danimarkën”, tha Challandes në një konferencë të mërkurën në Prishtinë./Lajmi.net/