Carvajal për Salah: Shpresoj që humbja e dytë ndaj Realit të mos jetë një goditje e madhe

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Dani Carvajal ka një mesazh për sulmuesin e Liverpool-it, Mohamed Salah.

Sport

26/05/2022 19:31

Real Madridi dhe Liverpooli do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.

Në duelin e tyre të fundit, pikërisht në finale të vitit 2018, ishin ’Mbretërit’ që korrën fitore 3:1.

Ndërsa, Salah që kur u kuptuan finalistët tha se do të hakmerren për atë humbje.

Në anën tjetër është Carvajal ai që beson në fitoren e Real Madridit, duke thënë se humbja e dytë e Liverpoolit ndaj tyre mund të jetë goditje e rëndë për sulmuesin.

“Nuk e di nëse Salah dëshiron hakmarrje. Sigurisht, kur humbet në finalen e Ligës së Kampionëve, gjithmonë dëshiron të marrësh një shans të dytë dhe ta mposhtësh këtë kundërshtar.

Shpresoj që humbja e dytë ndaj Real Madridit të mos jetë një goditje e rëndë për Salah”, tha Carvajal, përcjell lajmi.net.

Finalja në mes Liverpool dhe Real Madrid zhvillohet të shtunën në orën 21:00./Lajmi.net/