Cannavaro: Fitorja e Napoli ndaj Venezia do të hapte garën për titullin

Fabio Cannavaro ka dhënë disa komente lidhur me situatën aktuale në garën për titullin e Serie A.

Sport

06/02/2022 12:31

Fitorja e Milan mbrëmë ndaj Inter ka rihapur gjithçka në garën për titullin në Serie A (jo se ishte mbyllur).

Në këtë situatë, ikona italiane, Cannavaro, beson se edhe Napoli ka gjasat e veta për titull, nëse merr fitore sot ndaj Venezia.

“Së pari duhet të fokusohemi te Venezia dhe asgjë tjetër”, ka thënë Cannavaro, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht, nëse fitojmë sot, çdo gjë do të hapej përsëri”, shtoi italiani.

Napoli do të luajë kundër Venezia sot, me fillim nga ora 15:00. /Lajmi.net/