Caktohet referi për ndeshjen Argjentinë – Holandë në Kupën e Botës

Është caktuar gjyqtari për ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Botës në mes të Argjentinës dhe Holandës. Është pikërisht spanjolli Mateo Lahoz, transmeton lajmi.net. Siç dihet, Lahoz njihet për rigorozitet brenda fushës së lojës. Statistikat për të tregojnë se “kapet lehtë për xhepi”, pasi nuk e kursen shumë kartonin e verdhë për lojtarët. Në 13…

Sport

07/12/2022 22:54

Është caktuar gjyqtari për ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Botës në mes të Argjentinës dhe Holandës.

Është pikërisht spanjolli Mateo Lahoz, transmeton lajmi.net.

Siç dihet, Lahoz njihet për rigorozitet brenda fushës së lojës.

Statistikat për të tregojnë se “kapet lehtë për xhepi”, pasi nuk e kursen shumë kartonin e verdhë për lojtarët.

Në 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet në këtë sezon, ai ka shpërndarë 47 kartonë të verdhë, tre kartonë të kuqë pas dy të verdhëve dhe ka akorduar katër penallti.

Mbetet të shihet nëse do të jetë “dorëlirë” edhe në këtë përballje. /Lajmi.net/