“Bye”ern, Villarreali kualifikohet tutje në Champions League

Villareali e ka eliminuar Bayern Munich në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

12/04/2022 22:56

Pas golit të Robert Lewandowski, në minutën e 52’, erdhi edhe reagimi i “Nëndetëses së verdhë”, me Chukweze që shënoi në minutën e 88’ për t’i çuar në shtëpi bavarezët.

 

 

 

Skuadra e Emery vazhdon të mbetet “arrë e fortë” në Champions League duke i treguar dhëmbët edhe ndaj një skuadre si Bayern Munich.

Për kampionët gjermanë, ky disfatë do të duhet të harrohet shumë shpejt, për t’u fokusuar vetëm në ligë, objektivin e vetëm të mbetur të sezonit.

Ndeshja e parë në mes të skuadrave u mbyll me rezultat 1-0 në favor të “Nëndetëses së Verdhë”./Lajmi.net/