Besiktasi ia vë syrin Eto’os

Aventura e Samuel Eto’o në Chelsea mund të marrë fund pas vetëm një viti. Sulmuesit kamerunas do t’i skadojë kontrata në qershor me klubin londinez, i cili duket se nuk e ka ndërmend t’ia vazhdojë atë. Për këtë, sipas uebfaqes Metro, interesim për përfaqësuesin kamerunas ka shprehur Besiktasi, i cili duket se i ka sjell disa…

Sport

11/04/2014 06:34

Aventura e Samuel Eto’o në Chelsea mund të marrë fund pas vetëm një viti. Sulmuesit kamerunas do t’i skadojë kontrata në qershor me klubin londinez, i cili duket se nuk e ka ndërmend t’ia vazhdojë atë.

Për këtë, sipas uebfaqes Metro, interesim për përfaqësuesin kamerunas ka shprehur Besiktasi, i cili duket se i ka sjell disa përfaqësues në Londër, për ta bindur futbollistin që të transferohet në Stamboll.

Për Eto’o, i cili në të kaluarën kishte luajtur në Real Madrid, Mallorca, Barcelona, Inter dhe Anzh, Besiktasi e ka përgatitur një ofertë dyvjeçare.