Barcelona ‘prek’ çerekfinalen, eliminon Napolin
Barcelona ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Napoli për t'u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Sport
Blaugranasit dominuan qysh nga minuta e parë dhe triumfuan me rezultat të thellë 2:4 (3:5 i përgjithshmi), shkruan lajmi.net.
Jordi Alba hapi serinë e golave duke shënuar pas vetëm tetë minutave pas një kundëraksioni të shpejtë, ku u asistua nga Adama Traore.
Vetëm pesë minuta më vonë, Frenkie de Jong realizoi një eurogol nga distanca për t’i dhënë qetësinë mysafirëve (13′).
Napoli u kundërpërgjigj përmes Lorenzo Insigne që shënoi nga pika e bardhë, penallti të cilën e fitoi Osimhen që u faullua nga Ter Stegen (23′).
Por, Barcelona nuk bërë ndonjë gabim dhe ktheu epërsinë e dyfishtë në fundin e pjesës së parë përmes Gerard Pique (45′).
Fitoren e Barcelonës e vulosi Pierre-Emerick Aubameyang me një gol të bukur pas asistimit të Traore (59′).
E tëra që bëri Napoli ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit e shënoi Politano (87′).
Kësisoj, Barcelona kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Evropës, ku së shpejti do mësojë edhe kundërshtarin./Lajmi.net/