Ballkani fiton ndaj Shamrock Rovers – Adetunji vendos ndeshjen në “Fadil Vokrri”
Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Shamrock Rovers në ndeshjen e parë gjysmëfinale të fazës kualifikuese për Ligën e Konferencës. Takimi u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe përfundoi me rezultat minimal 1-0 në favor të Ballkanit, transmeton lajmi.net Golin e vetëm dhe vendimtar për Ballkanin e realizoi sulmuesi…

Sport
Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Shamrock Rovers në ndeshjen e parë gjysmëfinale të fazës kualifikuese për Ligën e Konferencës.
Takimi u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe përfundoi me rezultat minimal 1-0 në favor të Ballkanit, transmeton lajmi.net
Golin e vetëm dhe vendimtar për Ballkanin e realizoi sulmuesi Adetunji, në minutën e 56-të të ndeshjes, pas një paraqitjeje solide të ekipit nga Suhareka.
Me këtë fitore, Ballkani krijon epërsi të vlefshme para ndeshjes së kthimit që do të luhet javën e ardhshme në Irlandë, ku skuadra e Orges Shehut do të kërkojë konfirmimin e kualifikimit për në fazën play-off të Ligës së Konferencës./lajmi.net/