Bale dhe Ronaldo, ende në dyshim

Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo janë ende në dyshim për t’u aktivizuar në formacionin bazë të Real Madridit kundër Bayern Munichut, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Sport

23/04/2014 17:08

Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo do të jenë në dyshim deri në momentet e fundit para fillimit të duelit mes Real Madridit dhe Bayern Munichut, sonte në Santiago Bernabeu.

Los Blancos presin kampionin në fuqi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, Reali ende nuk e ka të sigurt prezencën e dy yjeve më të mëdhenj, Ronaldo dhe Bale, të cilët kanë vuajtur nga problemet fizike në periudhën e fundit.

Bale nuk ka stërvitur me rregull me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve për shkak të një virusi. Kurse, Ronaldo është paraqitur më mirë në seancat e fundit.

Por, ende ekzistojnë dyshime rreth aktivizimit të tyre në formacionin bazë.