Arrihet marrëveshja, Sancho do transferohet në Man Utd

Jadon Sancho do të jetë lojtari më i ri i Manchester United.

Sport

30/06/2021 20:15

Sipas gazetarit gjerman të “BILD”, Chirstian Falk, Jadon Sancho do të jetë lojtar i Manchester United, transmeton lajmi.net.

Sipas Falk, Borussia Dortmund dhe Manchester United kanë arritur marrëveshje për transferimin e Sanchos, ku më parë dihet se lojtari kishte arritur marrëveshje personale me “Red Devils” dhe tani zyrtarizimi pritet të ndodhë pas “Euro 2020”.

Shuma e trasnferimit do të jetë 90 milionë euro dhe anglezi do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026./Lajmi.net/