Ardit Gjebrea prezanton dy drejtueset e ‘Këngës Magjike’
Në emisionin 'E diela shqiptare', moderatori Ardit Gjebrea sot ka njoftuar se kush do të jenë vajzat që do ta udhëheqin "Këngën Magjike".
ShowBiz
Këtë vit mbahet edicioni i 19 i festivalit të këngës dhe çdo ditë e më shumë po zbulohen befasitë që sjell, shkruan lajmi.net.
Përveç Arditit, ‘Këngën Magjike’ do ta prezantojnë edhe dy vajzat bukuroshe, Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu.
“Ja edhe Skuadra Magjike Edicioni’19 u plotësua! Jam me dy partneret që do kem në prezantim në #këngamagjike19 @arjola_shehu & @nevinashtylla“, ka shkruar Arditi në rrjete sociale.
Përveç Ariolës dhe Nevinës, bashkë me Arditin do të prezantojnë edhe Bes Kallaku dhe Erion Isai. /Lajmi.net/