Apeli liron nga akuzat katër të akuzuarit për korrupsion në rastin e Zonës Ekonomike të Malishevës

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesat e mbrojtjes dhe ka liruar nga akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare ish-kryetarin e Malishevës, Ragip Begajn, ish-ministrin Bajram Hasani, si dhe Bashkim e Malë Krasniqin. Ata ishin dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 11 korrik 2024 me nga 2 deri në 2 vjet e 6 muaj burgim…

Lajme

08/09/2026 09:57

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesat e mbrojtjes dhe ka liruar nga akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare ish-kryetarin e Malishevës, Ragip Begajn, ish-ministrin Bajram Hasani, si dhe Bashkim e Malë Krasniqin.

Ata ishin dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 11 korrik 2024 me nga 2 deri në 2 vjet e 6 muaj burgim lidhur me rastin e Zonës Ekonomike të Malishevës, raporton lajmi.net

Apeli ka vlerësuar se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale. Ndërkohë, ka konfirmuar lirimin nga akuzat për Faton Thaqin, Nazmi Kafexhollin dhe Ahmet Rrahmanajn.

Procedura ndaj Hajdin Berishës është pushuar për shkak të vdekjes së tij gjatë procesit gjyqësor./Lajmi.net/