Konflikti Rusi-Ukrainë, Shtuni: Tentativa për paqe është e rëndësishme, por ka barikada rrugës

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit diplomatike mes ShBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, duke thënë se palët vazhdojnë të jenë larg një marrëveshjeje për përfundimin e luftës. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Shtuni tha se Rusia vazhdon të mbajë qëndrime maksimaliste dhe nuk duket e gatshme për…

Bota

06/09/2026 18:21

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit diplomatike mes ShBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, duke thënë se palët vazhdojnë të jenë larg një marrëveshjeje për përfundimin e luftës.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Shtuni tha se Rusia vazhdon të mbajë qëndrime maksimaliste dhe nuk duket e gatshme për kompromis.

Sipas tij, Moska vazhdon të kërkojë zgjidhjen e çështjeve që i konsideron si themelore dhe që, sipas saj, kanë origjinën te Ukraina.

Është pozitive sepse ata vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim dhe duan fitore maksimaliste duke pretenduar se duhet të zgjidhen çështjet themelore domethënë që ata i konsiderojnë se e kanë origjinën te Ukraina dhe nuk shikojnë domethënë diçka që mund të bëjnë ata, ndërkohë e pamë qasjen e Zelenskit që tha, “Ne jemi të gatshëm për fundin e luftës, por duhet që të kemi garanci sigurie dhe duhet që të kemi një paqe të dinjitetshme, domethënë pas fundit të luftës”, tha Shtuni.

Ai theksoi se situata mund të bëhet edhe më e vështirë për Ukrainën gjatë dimrit, ndërsa Rusia aktualisht e sheh veten në një pozitë më të favorshme dhe ka sinjalizuar se nuk ka gatishmëri për kompromis.

Shtuni i cilësoi takimet e fundit si pozitive dhe shpresëdhënëse, pasi mund të hapin një kanal të ri të dialogut mes palëve.