Hapet pjesërisht për vizitorë Kalaja e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit është hapur për vizitorët nga data 7 shtator, ndërsa orari i vizitave nis nga ora 12:00. Megjithatë, Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se punimet në hapësirat e kalasë do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj periudhe. Për këtë arsye, disa pjesë të hapësirës do të jenë të mbyllura për vizitorët. Vizitorët…

Lajme

08/09/2026 10:07

Kalaja e Prizrenit është hapur për vizitorët nga data 7 shtator, ndërsa orari i vizitave nis nga ora 12:00.

Megjithatë, Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se punimet në hapësirat e kalasë do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj periudhe. Për këtë arsye, disa pjesë të hapësirës do të jenë të mbyllura për vizitorët.

Vizitorët ftohen të respektojnë shenjat orientuese, si dhe kufizimet e vendosura në zonat ku po zhvillohen punimet, me qëllim të garantimit të sigurisë gjatë vizitës.