Andi Lila ia sheh sherrin kartonit të kuq, ja çfarë i ndodhi sot

Futbollisti i kombëtares shqiptare Andi Lila e ka nisur në stol vitin e ri 2017 në kampionatin grek të futbollit ku aktivizohet me skuadrën e Janinës.

Sport

05/01/2017 19:57

Ai nuk u aktivizua për asnjë moment në ndeshjen mes Panioniosit dhe Janinës, e vlefshme për javën e 13 të Super Ligës greke dhe e përfunduar me rezultatin 1-1.

Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që Lila e ndjek nga stoli dhe nuk aktivizohet nga trajneri i Janinës që pas ndëshkimit me karton të kuq në minutën e 40 të takimit ndaj Olimpiakosit më datë 12 dhjetor.

Ndoshta kemi të bëjmë thjesht me zgjedhje teknike nga numri 1 i pankinës së skuadrës greke, por nuk përjashtohet si mundësi që ky të jetë njëfarë dënimi për lojtarin shqiptar i cili njihet për karakterin e tij luftarak.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.