Allegri jep përditësimet e reja për Arthur e Ramsey

Massimiliano Allegri ka dhënë përditësimet e reja në lidhje me dy mesfushorët, Arthur e Ramsey.

Sport

22/01/2022 12:30

Italiani ka theksuar se Ramsey do të largohet në javën e fundit të merkatos, megjithatë shpreson që Arthur të qëndrojë në klub.

“Aaron nuk është me ekipin pasi ai është vendosur të largohet nga klubi”, theksoi italiani.

I pyetur për spekulimet për Arthur-Arsenal, ai shtoi: “Ky është ekipi ynë dhe ne nuk do të ndryshojmë asgjë. Arthur është pjesë e ekipit kombëtar të Brazilit, ai është një lojtar i rëndësishëm”

Juventusi nuk po e pranon propozimin e Arsenalit për huazim 6-mujor për momentin, ka theksuar Romano në Twitter. /Lajmi.net/