Aliti në lot: Kemi pritur dy vite për këtë ndeshje

Mbrojtësi i Kosovës, Fidal Aliti ka folur pas humbjes nga Maqedonia e Veriut 2:1.

Sport

08/10/2020 23:02

Aliti u pa shumë i zhgënjyer dhe kishte lot në sy, teksa nuk mundi të fliste shumë për shkak të emocioneve.

”Është lehtë me thanë që është veç një lojë. Kemi pritur dy vite për këtë ndeshjeve. Kemi pësuar dy gola që nuk është desht me i pësu. Jemi të zhgënjyer, e vështirë për t’u pranuar”.

”Ne kemi luajt më mirë, Maqedonia e Veriut nuk ishte e fortë sot. Por ndodhi, nuk di çka të them, jemi të mërzitur”, tha ai. /Lajmi.net/