Alcacer: Tek Dortmund, akoma flasim për Dembele

Paco Alcacer ka dhënë disa komente mjaft interesante lidhur me Osumane Dembele.

Sport

05/09/2019 19:44

Barcelona dhe Dortmund janë dy skuadrat që janë shortuar në të njëjtin grup për edicionin 2019/20, në Ligën e Kampionëve.

Kjo përballje do të jetë interesante për dy lojtarë në veçanti, Paco Alcacer dhe Ousmane Dembele, pasi të dy luajnë kundër ish skuadrave.

Është Alcacer njëri nga lojtarët që ka dhënë disa komente interesante para këtij dueli, duke komentuar edhe Dembele, që dikur luante me skuadrën ‘verdh e zi’.

“Është një ndjenjë sikur do ët përballesh me shokët e klasës, shokët që ti ke lënë mbrapa” ka thënë fillimisht lojtari, i pyetur për duelin kundër Barcës, transmeton lajmi.net.

Kurse, i pyetur për rikthimin e Ousmane Dembele në ‘Signal Iduna Park’, Alcacer ka thënë: “Po, ne akoma flasim për të tek Dortmund”.

Dembele ka qenë lidhur me një largim të mundshëm nga Barcelona gjatë kësaj vere, por në fund është vendosur që lojtari të vazhdojë aventurën në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/