Agim Ademi takohet me kryesinë e re të FC Vjosa: U diskutua për organizimin dhe ambiciet e klubit në edicionin e ri
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit FC Vjosa nga Shtimja. Ademi i uroi sukses kryesisë së re të klubit dhe në takim u diskutua për ambiciet e ekipit për edicionin e ri, transmeton lajmi.net Njoftimi i plotë: Sot prita në takim përfaqësuesit e FC…

Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit FC Vjosa nga Shtimja.
Ademi i uroi sukses kryesisë së re të klubit dhe në takim u diskutua për ambiciet e ekipit për edicionin e ri, transmeton lajmi.net
Njoftimi i plotë:
Sot prita në takim përfaqësuesit e FC Vjosa nga Shtimja.
Kryesinë e re të dalë nga Kuvendi i javës së kaluar, përkatësisht Fatmir Jashari, kryetar i klubit, Sadik Tershana, drejtor sportiv dhe Shefki Dauti, sekretar i klubit, i urova për zgjedhjen dhe riorganizimin e klubit.
Gjatë takimit diskutuam për organizimin dhe ambiciet e këtij klubi për edicionin e ri.
Duke iu dëshiruar shumë suksese pas këtij riorganizimi, ritheksova mbështetjen tonë të vazhdueshme për zhvillimin e mëtejmë të futbollit në çdo pjesë të vendit tonë.
#BashkëPërFutbollin/lajmi.net/