A do të jetë gati Muriqi gati ndaj Irlandës? – E tregon trajneri
Alain Giresse iu është drejtuar medieve në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes ndaj Irlandës së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sport
Njëra ndër pyetjet që iu shtruan selektorit ishte edhe ajo se a do të jetë gati për këtë sfidë Vedat Muriqi
Giresse u përgjigj se lojtari është ende në dyshim dhe se do ta ketë një test para ndeshjes për të vendosur për të.
“Pa dyshim, mungesat e lojtarëve do të sjellin ndryshime domosdo. Sa i përket Muriqit, do ta shikojmë situatën e tij sot. Shpresojmë se do të jetë gati për sfidën e nesërme”, tha ndër të tjera ai. /Lajmi.net/