Frikë nga Reali? Zero
Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ka insistuar se nuk i frikësohet aspak Real Madridit para dy përballjeve të njëpasnjëshme me gjigantin spanjoll në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve. Ylli argjentinas ka theksuar se dëshiron të triumfojë në garën kontinentale. “Më frikëson lagjja ime e jo Bernabeu. Liga e Kampionëve? Dua ta fitoj.…
Sport
Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ka insistuar se nuk i frikësohet aspak Real Madridit para dy përballjeve të njëpasnjëshme me gjigantin spanjoll në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve.
Ylli argjentinas ka theksuar se dëshiron të triumfojë në garën kontinentale. “Më frikëson lagjja ime e jo Bernabeu. Liga e Kampionëve? Dua ta fitoj. Frikë nga Reali? Zero”, deklaroi Tevez gjatë një interviste për të përditshmen sportive italiane Tuttosport.
Tevez po ashtu komentoi edhe mundësinë e largimit të trajnerit Antonio Conte në fund të këtij sezoni. “Nëse tenton do ta ndali unë”, theksoi ‘Apache’.
Tevez iu bashkua Juventusit gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester City dhe menjëherë është bërë një prej futbollistëve kryesor në ekipin e Antonio Contes.