Shqipëria bashkësponsorizuese kundër referendumit të Krimesë

Rezoluta e OKB-së, e cila shpall të paligjshëm referendumin e Krimesë është sponsorizuar nga Ukraina, SHBA, e vende të tjera. Por, listës së bashkësponzorëve për këtë rezolutë i është bashkuar edhe Shqipëria.

Bota

28/03/2014 15:47

Dje Aasambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi një rezolutë e cila e cilëson të paligjshëm referendumin e Krimesë për t’u bashkuar me Rusinë. Rezoluta e quajtur “Integrimi territorial i Ukrainës” u bashkësponzorizua nga Ukrania, SHBA, Kosta Rica, Gjermani, Lituani dhe Polonia.

Por dhe Shqipëria u vendos si bashkësponzoruese e kësaj rezolute, e cila dje morri 100 vota pro, 11 kundër dhe 58 abstenime.

Rezoluta e votuar  ka rëndësi thjesht simbolike, pasi nuk ka fuqi zbatuese. Fuqinë për këtë e ka Këshilli i Sigurimit, i cili pritet të mblidhet sot.