Dy orë nga nisja- vazhdon ende intervistimi i Përparim Ramës nga Prokuroria Speciale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po vazhdon të intervistohet nga Prokuroria Speciale. Intervistimi i tij po bëhet prej dy orësh derisa ai u pa duke hyrë brenda objektit të Prokurorisë bashkë me avokatin e tij, Artan Qerkini. Para se të futej për intervistim, Përparim Rama u shpreh në disponim dhe se sipas tij ai punon…

Lajme

30/10/2026 14:54

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po vazhdon të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

Intervistimi i tij po bëhet prej dy orësh derisa ai u pa duke hyrë brenda objektit të Prokurorisë bashkë me avokatin e tij, Artan Qerkini.

Para se të futej për intervistim, Përparim Rama u shpreh në disponim dhe se sipas tij ai punon për kryeqytetin.

Përparim Rama u ndal shkurtimisht para mediave, ku tha se detyra e tij është me ndërtu kryeqytetin.

“Detyra jem është me ndërtu Kryeqytetin, detyra e tyre është me e pa se krejt bëhet në mënyrë ligjore” ,deklaroi Rama.

Ai nuk pranoi të thotë nëse do intervistohet si i dyshuar apo si dëshmitarë.

Madje avokati i tij, Qerkini, tha se këto detaje do dihen pas intervistimit.

“Statusin do ta kuptojmë pas intevistimti deklaroi avokati”, transmeton lajmi.net.

E tani kur kanë kaluar dy orë nga nisja e intervistimit ende nuk dihet ndonjë detaj në lidhje me atë se në çfarë cilësoi po intervistohet Rama.

Dyshimet kryesore rreth projektit të “Arkitektit të Kryeqytetit” në Prishtinë ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën e lartë të kontratës prej 12 milionë eurosh, si dhe dyshimet për manipulim stafi dhe konflikt interesi.

Rama pritet të intervistohet lidhur me projektin e “Arkitektit të Kryeqytetit”, i cili lidhet me procedurat e prokurimit publik, vlerën e kontratës prej 12 milionë eurosh, si dhe dyshimet për manipulim të stafit dhe konflikt interesi.

Bëhet fjalë për një kontratë që Komuna e Prishtinës e kishte hapur për “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”. Kontrata ishte paraparë të kishte kohëzgjatje prej 36 muajsh, ndërsa vlera e saj arrinte në 12 milionë euro. Projekti ishte kritikuar ashpër nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, të cilët kishin ngritur dyshime për arsyeshmërinë e një kontrate të tillë, veçanërisht duke pasur parasysh se Rama vetë është arkitekt./Lajmi.net/

Përparim Rama arrin tek Prokuroria Speciale për t’u intervistuar rreth “tenderit 12 milionësh”: Detyra jem është me ndërtu Kryeqytetin