Haxhiu takon përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, diskutojnë avancimin e barazisë gjinore

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e të drejtave të grave. Gjatë takimit është diskutuar për prioritetet e agjendës gjinore parlamentare, hartimin e legjislacionit nga perspektiva gjinore, si dhe forcimin…

Lajme

30/10/2026 16:21

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e të drejtave të grave.

Gjatë takimit është diskutuar për prioritetet e agjendës gjinore parlamentare, hartimin e legjislacionit nga perspektiva gjinore, si dhe forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e ligjeve që garantojnë barazinë dhe mbrojtjen e të drejtave të grave, transmeton lajmi.net.

Haxhiu ka shprehur përkushtimin që gjatë kësaj legjislature të punohet më shumë për avancimin e kësaj agjende, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat që angazhohen për të drejtat e grave.

Ajo ka vlerësuar kontributin shumëvjeçar të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe 106 organizatave anëtare të tij, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në promovimin dhe zbatimin e të drejtave të garantuara me ligj.

Në këtë takim është riafirmuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile për krijimin e politikave dhe mekanizmave më efektivë në funksion të barazisë gjinore./lajmi.net/