Avokati Qerkini: Rama i gatshëm t’i sqarojë dyshimet e Prokurorisë – çdo gjë në lidhje me këtë projekt ka shkuar sipas ligjit

Avokati Artan Qerkini ka konfirmuar se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me projektin “Arkitekti i Qytetit”. Qerkini ka bërë të ditur se Rama ka shprehur gatishmërinë për të dhënë sqarime për çdo çështje që mund të jetë ngritur nga Prokuroria dhe për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë, raporton…

Lajme

30/10/2026 16:23

Avokati Artan Qerkini ka konfirmuar se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me projektin “Arkitekti i Qytetit”.

Qerkini ka bërë të ditur se Rama ka shprehur gatishmërinë për të dhënë sqarime për çdo çështje që mund të jetë ngritur nga Prokuroria dhe për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë, raporton lajmi.net

Sipas avokatit, Rama synon të sqarojë se procedurat dhe veprimet e ndërmarra në kuadër të këtij projekti janë zhvilluar në përputhje me ligjin.

“Zoti Rama është intervistuar në lidhje me projektin e ‘Arkitektit të Qytetit’. Edhe pse dihet se në këtë rast kemi të bëjmë me politika publike, të cilat në instancë të fundit vlerësohen prej votuesve, mirëpo zoti Rama ka shfaqur gatishmërinë e tij që, nëse Prokuroria dyshon për aspekte të ndryshme të këtij projekti, të japë sqarimet e nevojshme, në mënyrë që ta vërë në dijeni Prokurorinë se çdo gjë në lidhje me këtë projekt ka shkuar sipas ligjit”, tha Qerkini./Lajmi.net/