Abdixhiku kundër shkuarjes në zgjedhje: Prapë keni me u ulë me njerin e njejtë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj atyre që, sipas tij, po kërkojnë shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja. Abdixhiku tha se nëse partitë duan zgjedhje, duhet të përballen me qytetarët dhe të garojnë me kandidatët e tyre. “Dilni bre, pyetni qytetarët a po duan zgjedhje. Edhe çka pas zgjedhjeve?…

Lajme

02/09/2026 23:58

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj atyre që, sipas tij, po kërkojnë shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

Abdixhiku tha se nëse partitë duan zgjedhje, duhet të përballen me qytetarët dhe të garojnë me kandidatët e tyre.

“Dilni bre, pyetni qytetarët a po duan zgjedhje. Edhe çka pas zgjedhjeve? A prisni të ketë president? prapë keni me u ul me të njëjtin njeri. Shkoni në zgjedhje, urdhëroni, garoni me kë të doni”, tha Abdixhiku në Kanal10.

Ai tha se kishte ofruar një mundësi përmes një kandidati konsensual, ndërsa paralajmëroi se përgjegjësia për pasojat e zgjedhjeve do t’u mbetet atyre që i kërkojnë ato.

“Unë e pata një mundësi, ja dhashë një kandidat. E nëse po dojnë me shku në zgjedhje, populli ka me i dënu. E kam detyrë mos me çu vendin në këtë situatë”, u shpreh Abdixhiku