E dhimbshme: E dashura e Laurent Krasniqit pranoi propozimin e tij, vetëm një muaj më pas ai humbi jetën tragjikisht

Vetëm një muaj më parë, Laurenti Krasniqi kishte ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të veçanta të jetës. Ai kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihej duke i propozuar të dashurës së tij gjatë një fluturimi mbi New York. Në pamjet e publikuara, Laurenti shihet duke i zgjatur unazën partneres,…

Lajme

03/09/2026 00:01

Vetëm një muaj më parë, Laurenti Krasniqi kishte ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të veçanta të jetës.

Ai kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihej duke i propozuar të dashurës së tij gjatë një fluturimi mbi New York.

Në pamjet e publikuara, Laurenti shihet duke i zgjatur unazën partneres, ndërsa në sfond duket panorama e qytetit.

Momenti i shumëpritur ishte pritur me urime të shumta nga ndjekësit e çiftit.

Sot, pas lajmit të rëndë për vdekjen e Laurentit në një aksident trafiku në Llukar të Prishtinës, këto pamje po marrin një tjetër kuptim.