Shpërthimi pranë një stacioni treni në Gjermani, raportohet për disa të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pranë stacionit qendror të trenit në Augsburg të Gjermanisë, duke shkaktuar disa të plagosur dhe një operacion të gjerë policor. Sipas autoriteteve gjermane, një objekt ende i paidentifikuar shpërtheu në një kalim të brendshëm të një godine pranë stacionit. Nga shpërthimi, disa…

Bota

02/09/2026 09:09

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pranë stacionit qendror të trenit në Augsburg të Gjermanisë, duke shkaktuar disa të plagosur dhe një operacion të gjerë policor.

Sipas autoriteteve gjermane, një objekt ende i paidentifikuar shpërtheu në një kalim të brendshëm të një godine pranë stacionit. Nga shpërthimi, disa persona pësuan dëmtime të lehta, kryesisht trauma nga vala e goditjes. Gjithashtu, disa xhama të ndërtesave përreth u dëmtuan.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka mbyllur përkohësisht godinën e stacionit, ndërsa edhe linja 1 e trenave është bllokuar për arsye sigurie. Trenat vijojnë të qarkullojnë nga linjat e tjera dhe pasagjerët mund të përdorin hyrjet veriore dhe jugore të stacionit.

Ngjarja ka shkaktuar probleme të konsiderueshme në trafikun rrugor dhe transportin publik në zonën e stacionit. Disa rrugë përreth janë mbyllur, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar udhëtarët për vonesa dhe ndërprerje në shërbimet e autobusëve, tramvajeve dhe trenave.