Palestinën shtet e njeh edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Australia

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur po ashtu sot njohjen e Palestinës, shtet. Kryeministri i saj, Keir Starmer, u shpreh se ky vendim vie për të ringjallur shpresën për paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve. ‘’Sot, për të ringjallur shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar e…

Bota

21/09/2025 15:50

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur po ashtu sot njohjen e Palestinës, shtet.

Kryeministri i saj, Keir Starmer, u shpreh se ky vendim vie për të ringjallur shpresën për paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve.

‘’Sot, për të ringjallur shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar e njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës’’.

Kujtojmë se Palestinën pak minuta më parë e ka njohur shtet edhe Kanadaja.

Derisa menjëherë pas njohjes së Palestinës nga Kanadaja, dhe Mbretëria e Bashkuar, edhe Australia ka ndjekur shembullin.

Në një deklaratë, kryeministri Anthony Albanese thotë se “Australia njeh aspiratat legjitime dhe të kahershme të popullit të Palestinës për një shtet të vetin”.

Ai thotë se kjo vjen paralelisht me Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar që po bëjnë të njëjtën gjë.

Letra e Albanese vazhdon: “Presidenti i Autoritetit Palestinez ka ripohuar njohjen e së drejtës së Izraelit për të ekzistuar dhe ka dhënë angazhime të drejtpërdrejta ndaj Australisë, duke përfshirë angazhimet për të mbajtur zgjedhje demokratike dhe për të miratuar reforma të rëndësishme në financa, qeverisje dhe arsim. 

“Organizata terroriste Hamas nuk duhet të ketë asnjë rol në Palestinë”.