Ministri francez Hadad viziton KFOR-in: Prezenca e Aleancës dëshmon përkrahjen evropiane për stabilitetin në Kosovë
Ministri francez për Evropën, Benjamin Hadad, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë ka qëndruar edhe në selinë qendrore të KFOR-it. Hadad ka shprehur mirënjohjen për ushtarët francezë të angazhuar në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, duke vlerësuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. “Shpreha mirënjohjen time…
Lajme
Ministri francez për Evropën, Benjamin Hadad, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë ka qëndruar edhe në selinë qendrore të KFOR-it.
Hadad ka shprehur mirënjohjen për ushtarët francezë të angazhuar në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, duke vlerësuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
“Shpreha mirënjohjen time për ushtarët tanë francezë të vendosur në Kosovë. Kjo forcë e armatosur shumëkombëshe është shembull i mbështetjes evropiane për stabilitetin rajonal”, ka shkruar Hadad.
Ai ka theksuar se prania e KFOR-it në Kosovë përfaqëson angazhimin e Evropës për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. /Lajmi.net/
Visite de la « Force pour le Kosovo » à Pristina 🇽🇰
J’ai affirmé ma reconnaissance à nos soldats français mobilisés au Kosovo.
Cette force armée multionationale illustre le soutien européen à la stabilité de la région. pic.twitter.com/1l2rA8hF47
— Benjamin Haddad (@benjaminhaddad) July 28, 2026