KRU “Gjakova”njofton për ndërprerje të ujit në dy zona të qytetit

KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në rrugët “Mark Malota” dhe “Fitim Domi”. Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar si pasojë e një defekti në gypin e rrjetit të ujësjellësit. Ekipet teknike të kompanisë janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin…

Lajme

28/07/2026 11:29

KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në rrugët “Mark Malota” dhe “Fitim Domi”.

Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar si pasojë e një defekti në gypin e rrjetit të ujësjellësit.

Ekipet teknike të kompanisë janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.

Bëhet e ditur se ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 12:00.

KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve.