Arsenali rikthehet fuqishëm në Ligën e Kampionëve, e “shkel” PSV-në

Arsenali e ka nisur furishëm edicionin e ri të Ligës së Kampionëve në ndeshjen kundër PSV-së. “Topçinjtë” triumfuan 4:0 kundër PSV-së në ndeshjen e parë pas shumë vjetësh mungesë në ligën më prestigjioze evropiane për klube, shkruan lajmi.net. Londinezo-veriorët e kryen çështjen e fituesit në fraksionin e parë kur shënuan tre herë. Saka në minutën…

Sport

20/09/2023 22:55

Arsenali e ka nisur furishëm edicionin e ri të Ligës së Kampionëve në ndeshjen kundër PSV-së.

“Topçinjtë” triumfuan 4:0 kundër PSV-së në ndeshjen e parë pas shumë vjetësh mungesë në ligën më prestigjioze evropiane për klube, shkruan lajmi.net.

Londinezo-veriorët e kryen çështjen e fituesit në fraksionin e parë kur shënuan tre herë.

Saka në minutën e 8-të, Trossard në minutën e 20-të dhe Gabriel Jesus në të 38-tën minutë ishin autorët e golave në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, gjegjësisht 20 minuta para fundit të kohës së rregullt mesfushori norvegjez, Odegaard shënoi supergol për epilogun final të takimit.

Arsenali është lider i Grupit B me tri pikë të plota. PSV është e fundit./Lajmi.net/