LA Lakers marrin fitore ndaj Portland, LeBron shkëlqen me 31 pikë

Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e radhës, duke u kthyer dalë-ngadalë në ritëm. Skuadra e LA Lakers ka mposhtur skuadrën e Portland Trail Blazers, me rezultatin 128:109, shkruan lajmi.net. Në këtë ndeshje, më i dalluari ishte LeBron James, me 31 pikë të shënuara, 7 kërcime e 8 asistime, si dhe një bllokadë. Anthony Davis…

Sport

01/12/2022 08:58

Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e radhës, duke u kthyer dalë-ngadalë në ritëm.

Skuadra e LA Lakers ka mposhtur skuadrën e Portland Trail Blazers, me rezultatin 128:109, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, më i dalluari ishte LeBron James, me 31 pikë të shënuara, 7 kërcime e 8 asistime, si dhe një bllokadë.

Anthony Davis ndihmoi ‘Mbretin’ me 27 pikë, 12 kërcime e tri bllokada, derisa 20+ (22) pikë arriti edhe Austin Reaves.

Pikë dyshifrore te Lakers patën edhe Thomas Bryant me 14 e Russell Westbrook me 10. /Lajmi.net/