Në Gradicë të Drenasit, gjendja e ambulancës është skandaloze-Punon vetëm dy ditë në javë

Ambulanca në fshatin Gradicë të Lipjanit është në gjendje të tmerrshme e për këtë na kanë ardhur ankesa nga qytetar të shumtë të këtij fshati. Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni ka vizituar nga afër ambulancën ku edhe është informuar se ajo punon vetëm të martën dhe të enjten. Në derën e saj shkruan se ambulanca…

Lajme

30/04/2024 17:51

Ambulanca në fshatin Gradicë të Lipjanit është në gjendje të tmerrshme e për këtë na kanë ardhur ankesa nga qytetar të shumtë të këtij fshati.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni ka vizituar nga afër ambulancën ku edhe është informuar se ajo punon vetëm të martën dhe të enjten.

Në derën e saj shkruan se ambulanca është në renovim, por gazetarja tregon se nuk ka parë asnjë punëtor duke punuar.

Nga biseda me disa qytetar aty, kemi kuptuar se i njëjti mjek punon edhe në Dobroshevc për dy ditë dhe dy ditët tjera në Gradicë.

Gazetarja ka tentuar të bisedoj edhe me Drejtoreshën e Shëndetësisë të kësaj komune, por nuk i është përgjigjur në telefon.

Video: