Drejtori sportiv i Bayernit flet për mundësinë e blerjes së Cristiano Ronaldos
Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamdizic, e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Cristiano Ronaldos. Ai, në një intervistë të dhënë së fundmi, u shpreh me superlativa për portugezin, por që nuk tha se po konsiderohet afrimi i tij në “Allianz Arena”, transmeton lajmi.net. “Kam shumë respekt për Ronaldon dhe të arriturat e…

Sport
Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamdizic, e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Cristiano Ronaldos.
Ai, në një intervistë të dhënë së fundmi, u shpreh me superlativa për portugezin, por që nuk tha se po konsiderohet afrimi i tij në “Allianz Arena”, transmeton lajmi.net.
“Kam shumë respekt për Ronaldon dhe të arriturat e tij, por nuk mendoj se ai u përshtatet skemave tona të lojës. Duhet ta them se kjo nuk ishte çështje diskutimi te ne”, tha Salihamdizic për Sport 1.
Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Oliver Kahn ditë më parë, teksa theksoi se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk është në listën e dëshirave për klubin gjerman. /Lajmi.net/