Gjithçka gati në “Fadil Vokrri” për duelin Kosovë – Austri
Një ditë para përballjes mes Kosovës dhe Austrisë, gjithçka është bërë gati në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar fotografi nga stadiumi, duke treguar përgatitjet para ndeshjes që pritet të zhvillohet në atmosferën e krijuar nga tifozët, transmeton lajmi.net. “Shtëpia e Dardanëve pritet të jehojë nga zëri i…
Sport
Një ditë para përballjes mes Kosovës dhe Austrisë, gjithçka është bërë gati në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar fotografi nga stadiumi, duke treguar përgatitjet para ndeshjes që pritet të zhvillohet në atmosferën e krijuar nga tifozët, transmeton lajmi.net.
“Shtëpia e Dardanëve pritet të jehojë nga zëri i tifozëve!”, ka shkruar FFK-ja në postimin e saj.
Federata ka bërë thirrje për përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës në këtë përballje, duke e mbyllur mesazhin me sloganin: “Forca Dardanë!”./lajmi.net/