“Ligjin ia keni borxh UÇK-së” – Haziri thirrje deputetëve nga protesta e 18-të

Në natën e 18-të të protestave të përnatshme në Prishtinë, organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që ta votojnë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Duke iu drejtuar protestuesve, Haziri tha se Kuvendi ka një borxh ndaj UÇK-së dhe dëshmorëve të saj. “UÇK-ja e ndërtoi…

Lajme

03/10/2026 20:11

Në natën e 18-të të protestave të përnatshme në Prishtinë, organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që ta votojnë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Duke iu drejtuar protestuesve, Haziri tha se Kuvendi ka një borxh ndaj UÇK-së dhe dëshmorëve të saj.

“UÇK-ja e ndërtoi këtë shtet, sakrifica e saj, plagët e saj dhe gjaku i dëshmorëve të saj. Ky Kuvend ia ka borxh ligjin. Ia ka jo pse ne frikësohemi nga drejtësia, por nuk do ta lejojmë që një padrejtësi të shitet si drejtësi, një padrejtësi të na denjë në emër të drejtësisë. Presidentin ia kanë borxh Kosovës, por ligjin ia kanë borxh UÇK-së”, tha Haziri.