OVL-UÇK paralajmëron protestë të hënën: Veteranëve dhe qytetarëve i është shterur durimi – jemi të indinjuar me qasjen e Kurtit që po bën kalkulime politike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve të saj, pasi, sipas saj, nuk është arritur marrëveshje politike për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Përmes një deklarate, OVL-UÇK ka ftuar qytetarët të mblidhen të hënën, më 5 tetor, në orën 12:00, para Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net.…

Lajme

03/10/2026 20:45

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve të saj, pasi, sipas saj, nuk është arritur marrëveshje politike për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Përmes një deklarate, OVL-UÇK ka ftuar qytetarët të mblidhen të hënën, më 5 tetor, në orën 12:00, para Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Organizata ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti lidhur me këtë çështje, duke pretenduar se procesi po shtyhet për arsye politike dhe procedurale.

“Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje politike për votimin e menjëhershëm të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, si dhe pas lojës së vazhdueshme politike e procedurale të Albin Kurtit me një çështje kaq të ndjeshme, durimi i veteranëve të UÇK-së dhe i qytetarëve të Kosovës po merr fund”, thuhet në deklaratë.

OVL-UÇK ka bërë të ditur se kategoritë e dala nga lufta janë të indinjuara me mënyrën se si, sipas tyre, po trajtohet kjo çështje.

“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë thellësisht të indinjuara me qasjen e z. Kurti, i cili po bënë kalkulime politike edhe me dhimbjen, sakrificën dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet më tej.

Sipas organizatës, afati që ajo i ka vendosur palëve për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe procedurale për votimin e të dy leximeve të ndryshimeve ligjore përfundon të dielën.

OVL-UÇK paralajmëron se, nëse deri atëherë nuk arrihet dakordim, nga e hëna do t’i përshkallëzojë veprimet.

“Veteranëve dhe qytetarëve të Kosovës u është shterur durimi”, thuhet në deklaratën e organizatës.

Në fund, OVL-UÇK ka përsëritur thirrjen për tubim para Kuvendit të Kosovës të hënën në orën 12:00.

Kjo është deklarata e plotë:

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje politike për votimin e menjëhershëm të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, si dhe pas lojës së vazhdueshme politike e procedurale të Albin Kurtit me një çështje kaq të ndjeshme, durimi i veteranëve të UÇK-së dhe i qytetarëve të Kosovës po merr fund.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i fton të gjithë qytetarët që të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, të mblidhemi para Kuvendit të Kosovës për të shprehur pakënaqësinë ndaj kësaj qasjeje të papërgjegjshme të pushtetit.

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë thellësisht të indinjuara me qasjen e z.Kurt, i cili po bënë kalkulime politike edhe me dhimbjen, sakrificën dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës.

Afati për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe procedurale që do të mundësonte votimin e menjëhershëm të të dy leximeve të plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, për veteranët e UÇK-së është vetëm deri nesër, e diel.

Nëse deri nesër nuk ka dakordim, nga e hëna veteranët e UÇK-së do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre.

Ky pushtet, në vend që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta adresojë qartë këtë çështje, po vazhdon të shtyjë, të kalkulojë dhe të abuzojë politikisht me një çështje që prek drejtpërdrejt mijëra familje dhe njerëz që bartin plagët e luftës.

Veteranëve dhe qytetarëve të Kosovës u është shterur durimi.

Të hënën, në ora 12:00, ju ftojmë të gjithëve para Kuvendit të Kosovës./lajmi.net/