Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës Veriore

Kombëtarja e Kosovës vjen e gjymtuar në ndeshjen ndaj Irlandës Veriore.

Sport

09/06/2022 10:58

Dy kartonë të kuq ndaj Greqisë dhe dy lëndime të tjera në seancën stërvitore para Irlandës V, bëjnë që Giresse të jetë në telashe të mëdha.

Reparti i mbrojtjes thellohet në krizë edhe më të madhe me Fidan Alitin e suspenduar, kurse me Edon Zhegrovën dhe Vedat Muriqin sulmi merr goditje të rëndë, përcjell lajmi.net.

Paraqitjet jo aq të mira të mesfushës bëjnë që Florent Muslija me shumë gjasë ta ketë pozitën e titullarit sonte.

Në krahun e sulmit, në vend të Zhegrovës mund të jetë mundësia e parë për Emir Sahitin, kurse në mungesë të një sulmuesi tipik, Rashica mund ta luajë sulmuesin ‘fals’.

Të suspenduar: Aliti dhe Muric, Të lënduar: Muriqi dhe Zhegrova.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionin e mundshëm të Kosovës për ndeshjen e sotme. /Lajmi.net/