Spalletti: Humbja ndaj Verona do ishte fatale

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti tha se nëse do ta humbasin ndeshjen që zhvillohet nesër, ndaj Hellas Verona atëherë do ishte fatale.

Sport

12/03/2022 16:40

Napoli aktualisht gjenden në vendin e tretë të Seria A, tre pikë prapa liderit aktual Milanit.

‘Napolitanët’ pësuan disfatë ndaj Milanit javën e kaluar, në stadiumin e ‘Diego Armando Maradona’, shkruan lajmi.net.

Para sfidës me Verona foli trajneri i Napolit, Spalletti i cili tha se një humbjen eventuale nesër do ishte diçka fatale për ekipin e tij.

“Rezultati i kësaj ndeshje do të na tregoj se ku do të jenë mendimet tona, një disfatë do të ishte fatale”, ishin fjalët e Spallettit.

Napoli do zhvillojë ndeshjen me Hellas Verona nesër, me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/