ZYRTARE: Napoli me dy mungesa për ndeshjen ndaj Barcelonës

Napoli do të ketë dy mungesa për ndeshjen e Europa League.

Sport

14/02/2022 12:38

Në kuadër të Europa League, skuadra e Napoli do të ketë një ndeshje mjaft të vështirë, kundër Barcelonës.

Para kësaj ndeshje, skuadra italiane ka marrë disa lajme të këqija nga stafi mjekësor, përcjell lajmi.net.

Matteo Politano dhe Stanislav Lobotka do të mungojnë për përballjen ndaj Barcës, bën të ditur faqja zyrtare e Napoli.

Të dy lojtarët kanë problemin e njëjtë; vuajnë nga një dëmtim muskulor.

Lobotka dhe Politano bënë ekzaminimet mjekësore gjatë këtij mëngjesi. /Lajmi.net/