Osmani: Kosova është e pavarur dhe si e tillë do të mbetet me kufijtë aktual
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, në manifestimin qendror të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se pa “rezistencën e prirë nga presidenti Ibrahim Rugova, sakrificën sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjes Jashari e të gjithë heronjve dhe popullit të Kosovës, liria e Kosovës do të mbetej vetëm ëndërr”.
Lajme
Osmani po ashtu tha se Kosova është e pavarur dhe si e tillë do të mbetet me kufijtë aktual.
Tutje Osmani ka thënë se rruga të cilën e ndoqëm deri të pavarësia nuk ishte as e lehtë as e shkurtër, duke shtuar se u desh shumë mund e heroizëm që sot të jemi këtu.
“Për ta rikujtuar rrugëtimin e shtetit tonë që, flamujt e kalter qe sot kanë stolisur shtetit e rrugët na bëjnë krenar. Ky shteti është bërë nga gjaku i dëshmoreve, nga djersa e mundi i secilit prej jush, nga urtësi madhështia e popullit tonë. Rruga të cilën e ndoqëm deri të pavarësia nuk ishte as e lehtë as e shkurtër, u desh shumë mund e heroizëm që sot te jemi këtu. Nëse e kemi arritur atë nuk duhet të pushojmë paqësisht, ne duhet të luftojmë çdo ditë për ta mbrojtur atë. Ne duhet ta mbrojmë këtë ditë të bekuar nga çdo stuhi, me punë dhe dashuri. Pavarësia e vendit nuk do të arrihej pa rezistencën e presidentit Ibrahim Rugova, pa rezistencën e djemve dhe vajzave që luftuan. Kjo nuk do të ishte e mundshme as pa kontributin e qytetarëve të Kosovës. Duke shikuar mbrapa, 13 vjet pas e shohim rendësin e lirisë sonë e të mbështetjes nga vendet mike, u jemi përjetësisht mirënjohës NATO-së, SHBA, BE e vendeve mike, ngaqë Pavarësia e vendin nuk do të mund të imagjinohej pa ndihmën e tyre”, ka thënë Osmani.
Osmani po ashtu ka thënë se FSK është ushtria më e re në botë dhe po kalon në përudhen e tranzacionit 10 vjeçar e këtë po e bënë në mënyrën më të mirë.
Sipas Osmanit, Kosova s’duhet të prodhojë brez të ri të mërgimtarëve, por të kontribuuesve për atdheun.
“Të dashur ushtarak, 22 vjet me parë djemtë dhe vajzat tona luftuan për çlirim, teksa në 13 vjetorin bëhen pjese e misionit paqeruajtës krahas SHBA-së. Duhet të jeni krenar ju dhe ne bashkërisht. FSK është ushtria më e re në botë dhe po kalon në përudhen e tranzacionit 10 vjeçar e këtë po e bënë në mënyrën më të mirë. Shpresojmë që në një të ardhme ushtarët tanë do të jenë krahas NATO-së. Liri dhe Pavarësia nuk janë akte të vetëm të bërjes së shtetit, para nesh kemi një rrugë të gjatë për ta bërë Kosovën strehë të sigurt për secilin qytetarë të Kosovë. Ne nuk duhet të prodhojmë brez të ri të mërgimtarëve, por brez të ri të atyre që kontribuojnë për atdheun”, ka thënë tutje Osmani. /Lajmi.net/