​Arrestohet një grua që keqtrajtoi fëmijët e vet

Një femër është arrestuar në fshatin Çagllavicë të Graçanicës, pasi që e njëjta sipas bashkëshortit të saj, në tre muajt e fundit vazhdimisht ka keqtrajtuar fëmijët e tyre.

Lajme

17/02/2021 10:46

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet për tretman psikiatrik dhe me urdhër të tij e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta sipas bashkëshortit të saj, në tre muajt e fundit vazhdimisht ka keqtrajtuar fëmijët e tyre. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet për tretman psikiatrik dhe me urdhër të tij e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Lajmi.net/