Sejdiu: 17 shkurti 2008 është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka uruar festën e pavarësisë së Kosovës për të gjithë shqiptarët.
Lajme
“Kombinimi i rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur, rezultoi me lirinë e vendit, falë edhe përkrahjes së fuqishme të miqve tanë ndërkombëtarë. Falë kësaj përkrahje, përveç lirisë, arritëm që më 17 Shkurt 2008 të realizojmë edhe projektin tonë për Pavarësi”.
“17 Shkurti 2008, është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës, të cilit i printe Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. Është realizimi i amanetit të komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Sejdiu. /Lajmi.net/