Morata: Ankesat nuk na shërbejnë asgjë, duhet të koncentrohemi për Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram, pas disfatës së pësuar nga Napoli.
Sport
Alvaro Morata ka reaguar pas disfatës nga Napoli, që Juve e pësoi në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A, transemton lajmi.net.
Ai është shprehur në rrjetin e tij social, Instagram, se ankesat duhet lënë anash dhe duhet koncentruar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
“Nuk është rezultati që donim dhe që meritonim, por ankesat nuk shërbejnë asgjë”, tha ai.
“Duhet vetëm të punojmë më shumë për ndeshjet e ardhshme, kemi ndeshjen në Ligën e Kampionëve dhe duhet të koncentrohemi që të japim më të mirën”, përfundoi Alvaro Morata./Lajmi.net/